Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani akuzon SHBA-në për largim të qëllimshëm nga bisedimet

Irani akuzon SHBA-në për largim të qëllimshëm nga bisedimet

Një burim pranë delegacionit iranian ka deklaruar për agjencinë Fars se Shtetet e Bashkuara po kërkonin një arsye për t’u larguar nga tryeza e negociatave.

Sipas këtij burimi, pala amerikane kishte nevojë për procesin e negociatave për të ruajtur imazhin në arenën ndërkombëtare, por nuk ishte e gatshme të ulte pritshmëritë e saj, pavarësisht, siç u shpreh ai, “humbjes dhe ngërçit në luftën me Iranin”.

Burimi shtoi gjithashtu se Irani nuk ka në plan të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh në të ardhmen e afërt.

Deklaratat vijnë pas dështimit të negociatave mes dy vendeve, duke thelluar më tej tensionet dhe duke e bërë të pasigurt vazhdimin e dialogut diplomatik. /mesazhi

Exit mobile version