Ansu Fati ka qenë një sensacion i madh te Barcelona këtë sezon.
Ai gjithashtu u bë lojtari i tretë më i ri që shënoi në një ndeshje në La Liga, shkruan lajmi.net.
Dhe të martën në mbrëmje [sonte], Fati u bë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve.
17-vjeçari hyri në vend të Carles Perez kundër Interit në minutën e 84′ dhe shënoi golin e fitores tre minuta më vonë.