Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Idlibi nën rrethimin e terroristëve të huaj

Idlibi nën rrethimin e terroristëve të huaj

Irani që nga periudha e fillimit të luftës civile në Siri e deri tani ka dërguar të luftojnë të paktën 120 mijë terroristë të huaj në radhët e aleatit të tij, Bashar al-Assad. Rreth 22 grupe që kanë rrethuar Idlibin nga tre anët e tij tregojnë prani në 232 pika, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Assad-it që prej një kohe të gjatë operacionet e tij kundër opozitarëve në Siri, në të vërtetë nuk i kryen nëpërmjet ushtrisë së tij, por me forcat terroriste të huaja të mbështetura nga Irani. Këto grupe aktualisht janë të pranishëm në mënyrë më intensive në Idlib, Homs, pjesën periferike të Dejrizor dhe kryesisht në kufi me Libanin.

Sipas informacioneve që gazetarët e AA-së kanë përpiluar, mësohet se qeveria e Teheranit dërgesat e milicëve në Siri i ka nisur fillimisht në fillim të vitit 2014.

Opozitarët edhe para kësaj kohe janë përballur në vijën e frontit me milicët e Hizbullahut të mbështetur nga Irani. Sipas të dhënave Hizbullahu për herë të parë ka dhënë mbështetje për regjimin në fund të vitit 2012 në operacionet në afërsi të kufirit libanez. Organizata rreth 6 muaj më pas njoftoi praninë e saj duke mbështetur regjimin në rajonin Kusajr, në pjesën periferike të Homsit.

Në këtë periudhë komandantët e ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, “konsulentët” për zonat e konfliktit dhe trajnimit ushtarak dhe ushtarët gjithashtu filluan të shikoheshin si “luftëtarë”. Garda revolucionare përveç pjesëmarrjes aktive në luftë, ajo ka siguruar edhe trajnim dhe mbështetje logjistike për grupet milice që luftojnë në Siri.

Forcat iraniane u shtuan pasi opozitarët morën Idlibin nën kontroll

Përfshirja e forcave iraniane, në radhët e regjimit në operacionet në terren u intensifikua në fillim të vitit 2015 pasi opozitarët morën nën kontroll të plotë Idlibin, ku dhe në këtë mënyrë u afruan pranë Latakias.

Bashar al Asadi në një deklaratë të bërë në fillim të vitit 2015 kishte pranuar se ushtria ndodhej në një situatë të vështirë dhe se numri i ushtarëve ishte pakësuar.

Ushtria iraniane dhe shërbimet inteligjente që dëshironin të mbanin në këmbë regjimin, futën në Siri dhjetëra mijëra terroristë të huaj që i solli nga Iraku, Libani, Afganistani dhe Pakistani.

Këto forca kanë luajtur një rol kryesor në rajonet Madaja, Zebadani dhe lugina Barada ku dhjetëra mijëra civilë u vendosën nën bllokadë dhe ku u përjetuan vdekje nga uria. Milicët të cilët minuan zonat përreth vendbanimeve bënë që civilët të privoheshin nga ndihmat humanitare. Për shkakun se situata humanitare arriti në përmasa të parezistueshme, popullata dhe opozitarët mbetën të detyruar të braktisnin zonën. Në këtë mënyrë nisi edhe procesi i zhvendosjes të cilin regjimi e përdor shpeshherë si një armë.

Sulmet më intensive i kanë kryer në Halep

Forcat me mbështetje iraniane sulmet më intensive i kanë kryer në Halp, ku ata u vendosën që nga fillimi i vitit 2014.

Pasi që i dorëzuan rajonin Halep regjimit pas një drame ku qindra mijëra njerëz u mbajtën për 4 muaj nën rrethim, forcat në fjalë me mënyrën e bllokadës-sulmit-zhvendosjes zbrazën brenda 4 muajve plotësisht edhe rajonet e Homsit, Gutës Lindore, Dera dhe Kunejtra.

Forcat e mbështetura nga Irani, menjëherë pas kësaj u drejtuan në Idlib. Grupet terroriste të huaja të mbështetur nga Irani në rreth 3 muajt e fundit kanë kryer grumbullime dhe e kanë rrethuar Idlibin nga lindja, perëndimi dhe jugu.

Gjysma e grupeve me mbështetje iraniane që luftojnë në Siri janë në Idlib

Dihet që në Siri ndodhet një grup i mbështetur nga Irani prej më shumë se 120 mijë persona, ku aktualisht rreth gjysma e këtyre forcave janë të vendosur përreth Idlibit.

Rreth 22 grupe terroriste të huaja me mbështetje iraniane në radhët e regjimit që kanë rrethuar nga tre anë rajonin e pakësimit të tensioneve, Idlibin, tregojnë prani në 232 pika.

Në lindje të Idlibit dhe në pjesën perëndimore të Halepit janë 12 grupe që janë të pranishme të cilat janë: Brigadat Fatimijjun me origjinë nga Afganistani dhe Zejnebijjun nga Pakistani, Lëvizja Nuxheba me origjinë nga Iraku, forcat Bedir, Brigadat Imam Ali dhe Imam Husejin, Hizbullahu i Libanit, brigadat Bekir me luftëtarë sirianë, iranianë dhe irakianë, forcat e Kudsit me rrënjë nga Irani, ushtria Mehdi dhe brigadat siriane Galibijjun dhe njësitë poseduesit e të drejtës.

Ndërsa në juglindje të Idlibit ndodhen 7 grupe në pjesën periferike të Hamasit verior të cilët janë: Lëvizja Nuxheba, Hizbullahu i Libanit, Brigadat Imam Ali me rrënjë irakiane, brigadat Ebu Fadil, brigada Bekir, forcat Kuds dhe ushtria Mehdi.

Emrat e 3 grupeve në juglindje të Idlibit, në pjesën periferike të Latakias janë: Hizbullahu i Irakut, Brigadat Zulfikar me rrënjë irakiane dhe lëvizja Nuxheba.

Përveç këtyre në Siri ndodhen edhe Brigadat Besixh me rrënjë iraniane, brigada Zejneb Kefil Liva, brigadat Kuds me rrënjë palestineze dhe forcat speciale të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit.

Burimet në Idlib që kanë dhënë informacione për gazetarin e AA-së njoftojnë se në rast të një operacioni të mundshëm në Idlib do të vijnë edhe këto grupe që aktualisht janë të vendosur në Homs dhe Damask.

Humbjet e Iranit

Irani në operacionet e ndërmarra kundër opozitarëve ka patur edhe humbje të nivelit të lartë. Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga burimet zyrtare dhe mediat gjysmë zyrtare iraniane, si dhe nga burimet e sigurisë, mësohet se që nga shkurti 2013 e deri tani në konflikte janë vrarë të paktën 15 gjeneralë.

Humbja më e rëndë e Iranit në Siri ka qenë gjenerali i brigadës Husejin Hemedani, zëvendës i gjeneralit Kasım Sulejmani, i cili është komandant i forcave Kuds të lidhura me ushtrinë e gardës revolucionare.

Exit mobile version