Ballina Lajmet “Idlibi nuk është problem vetëm i Turqisë, por edhe i Evropës”

“Idlibi nuk është problem vetëm i Turqisë, por edhe i Evropës”

Fondacioni Humanitar turk IHH është nisur nga Stambolli me 20 mauna për të dërguar ndihma humanitare në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i këtij fondacioni, Bülent Yıldırım, në një prononcim para nisjes së autokolonës tha se sot ka filluar fushata e parë humanitare për Idlibin, duke theksuar se synimi i tyre është të dërgojnë një mijë mauna me ndihma.

Ai tha se lufta në Siri është duke u zhvilluar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht, luftën për momentin nuk janë duke e bërë vetëm ushtarët e përdorur nga Asadi. Forcat e mëdha që e udhëheqin botën flasin për plane të mëdha, ndërkohë që vrasin foshnjat dhe masakrojnë gratë. Teksa shtetet enden në labirintet e diplomacisë, fëmijëve u këputen gjymturët. Ne jemi në anën e të shtypurve”, tha Yıldırım.

Yıldırım theksoi se ekipet e mbrojtjes civile që ndihmojnë viktimat e luftës në rajon e kanë të pamundur të kryejnë punën e tyre për shkak të sulmeve, madje, siç tha ai, disa prej tyre kanë humbur jetën nga këto sulme.

“Regjimi sirian dhe Rusia sulmojnë edhe spitalet. Kemi të bëjmë me një mungesë aq të madhe të ndërgjegjes, saqë tani gjuhen bomba fuçi. Nga këto bomba, qëllohen edhe ekipet e mbrojtjes civile”, u shpreh Yıldırım, duke shtuar se mbrojtja civile madje sulmohet edhe duke nxjerrë fëmijët nga rrënojat.

Sipas tij, një valë mes 700 mijë dhe një milion refugjatësh do të shfaqet në rajon nëse realizohen sulme në Idlib, ndërkohë që aty jetojnë mbi tre milionë njerëz.

“Natyrisht, kjo nuk është çështje vetëm e Turqisë, por edhe e Evropës. Nëse Evropa nuk përballet me këtë, atëherë ne si lëvizje civile do të përpiqemi që njerëzit të shkojnë në Evropë”, tha kryetari i IHH-së, Bülent Yıldırım.

Exit mobile version