Idriz Voca edhe zyrtarisht i është bashkuar Ankaragucu.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, pas 12 vitesh qëndrimi në Luzren, ka vendosur të nis një aventurë të re.
Është skuadra nga Superliga e Turqisë, Ankaragucu, që ka siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.
Ankaragucu sezonin e kaluar në Superligën e Turqisë ka përfunduar në vendin e fundit, por federata e këtij vendi, ka vendosur që asnjë skuadër të mos bie nga kategoria.
Këtë sezon, Ankaragucu, ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke u mposhtur nga Eruzum, 1:2.