Ballina Lajmet Kosovë IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Ju lutem qëndroni në...

IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Ju lutem qëndroni në shtëpi

IKSHPK përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë apel për qytetarët e Republikës së Kosovës, që të qëndrojnë në shtëpi.

Nga ky institucion bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID, derisa lutje të veçantë kanë veçmas për të moshuarit.

Ky është postimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! 

Të nderuar qytetarë,

 Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

 Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

 Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

 Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

 Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

 Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Exit mobile version