Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Imami saudit Al-Amari vdes, një javë pasi u lirua nga burgu, dyshime...

Imami saudit Al-Amari vdes, një javë pasi u lirua nga burgu, dyshime për vrasje nga autoritetet

Imami saudit Ahmad Al-Amari ka vdekur një javë pasi autoritetet saudite kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe e kanë liruar nga burgu.

Autoritetet saudite arrestuan Al-Amari me një nga djemtë e tij nga shtëpia e tyre gjatë një fushate të udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman kundër imam
ë ve , shkrimtarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Javën e kaluar, autoritetet njoftuan familjen e Al-Amarit se “ai u lirua dhe se të gjitha akuzat kundër tij ishin rrëzuar dhe se ata mund ta shihnin atë”. Megjithatë, familja zbuloi se lirimi erdhi pasi të gjithë mjekët konfirmuan se truri i tij tashmë kishte vdekur.

Lajmet e raportuara nga mediat saudite pohuan se kleriku u shpall i vdekur pasi zyrtarët sauditë injektuan një substancë helmuese në trupin e tij teksa e torturuan në burg.

Grupi i të Drejtave të Besimtarëve thanë se dyshojnë se Al-Amari kishte pësuar një hemorragji të trurit pas injektimit.

Exit mobile version