Ballina Lajmet Kosovë Imami Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm

Imami Shefqet Krasniqi shpallet i pafajshëm

Imami Shefqet Krasniqi është liruar nga tri akuzat për të cilat ngarkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas Gjykatës, provat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bërë të besueshme veprat për të cilat akuzohej Krasniqi, shkruan Indeksonline.

“Gjykata gjatë analizimit të materialeve, ka thënë se ato nuk janë prova të mjaftueshme për të bërë të besueshme veprat për të cilat akuzohet Krasniqi. Gjithë ata dëshmitar nuk e kanë përmend vetëm të akuzuarit, por kanë përmendur 6 a 7 hoxhallarë të tij. Tre dëshmitar të rastit nuk kanë qenë dëshmitar okular të ngjarjes. Ne kemi qenë dëshmitar se nxitja për shkuarje në SIRI të këtyre dëshmitarëve, kemi pasur provë materiale, incizim, ku i akuzuari ka kërkuar të mos shkoj në Siri. Për tatim, të gjitha detyrimet i ka paguar i akuzuari. Element i veprës penale është shmangja nga tatimi, fshehja e të dhënave” ka thënë Beqir Kalludra, udhëhëqës i trupit gjykues.

Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Exit mobile version