Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Imazhe marramendëse nga hapësira (Foto)

Imazhe marramendëse nga hapësira (Foto)

Imazhe marramendëse të dritave të veriut të fiksuara nga hapësira, janë prezantuar nga një astronaut italian. Një video 30 minutëshe, e filmuar nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, tregon një dritë të gjelbër që lëviz mbi sipërfaqen e errë të tokës.

Dritat e veriut, ose aurora, është një shfaqje natyrore drite në qiellin e tokës, kryesisht e parë nga arktiku dhe Antarktida. Ndërsa pak njerëz mbi tokë janë aq me fat sa ta kenë parë spektaklin, akoma më të paktë janë ata që mund të pretendojnë se e kanë parë nga hapësira.

Paolo Nespoli, astronauti i agjencisë evropiane hapësinore, që ka fiksuar imazhet, bëri një postim në Twitter ku ndau kënaqësinë e tij për ndjekjen e aurorës, që ai e përshkroi si diçka që nuk i takon kësaj bote.

Stacioni hapësinor ndërkombëtar, konfirmoi në Twiter se shfaqja mahnitëse është fiksuar më 15 shtator, mbi Kanada. Të tjerë përdorues të twitter-it ndanë fotot marramendëse të fenomenit, të parë nga toka.

Exit mobile version