Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indi, mbahet martesë kolektive për mbi 2.100 çifte

Indi, mbahet martesë kolektive për mbi 2.100 çifte

Më shumë se 2.100 çifte morën pjesë së fundmi në një ceremoni kolektive martese, e cila u mbajt në veri të Indisë, duke vendosur në të njëjtën kohë një rekord botëror, transmeton Anatolia.

Ceremonia, e mbajtur muajin e kaluar në qarkun Baran të shtetit Rajasthan, u organizua nga OJQ Shri Mahaveer Gaushala Kalyan Sansthan, kurse në të morën pjesë edhe zyrtarë qeveritarë.

Ngjarja është renditur gjithashtu në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, në faqen e të cilit thuhet se 2.143 çifte “së fundmi dhanë betimet gjatë një ceremonie martese në Baran”.

Në ceremoni u thye rekordi botëror për numrin më të madh të çifteve të martuara në 12 orë, i cili më parë ishte vendosur nga 963 çifte jemenase në vitin 2013.

Gjithashtu theksohet se “Gjatë ngjarjes u kurorëzuan edhe martesat hindu edhe ato muslimane”, dhe se zyrtarët qeveritarë të pranishëm gjatë ceremonisë lëshuan certifikata martese për secilin çift.

Exit mobile version