Ballina Lajmet Rajon dhe Botë India shfaq forcën ushtarake dhe atë ‘akrobatike’ në paradën e Ditës së...

India shfaq forcën ushtarake dhe atë ‘akrobatike’ në paradën e Ditës së Republikës

India ka shfaqur të enjten forcën e saj ushtarake me parakalime tankesh e fluturime avionësh në qendër të New Delhit, për të shënuar Ditën e Republikës.

Parada e përvitshme përfshinte gjithashtu numra akrobacie nga motoçiklistë, parakalim gamiljesh dhe kërcime tradicionale të koreografuara.

Dita indiane e Republikës shënon miratimin e kushtetutës së vendit, kur fuqia në rritje aziatike përballej me sfida të mëdha, dhe plotëson ceremonitë e ditës së pavarësisë nga rendi kolonial britanik.

Ajo mbahet në bulevardin kryesor të epokës koloniale mes ndërtesave më të rëndësishme të qeverisë nacionaliste të kryeminiistrit Narendra Modi.

“Është dita e 74-rt e Republikës dhe e gjithë India i ka sytë këtu. Ka vizitorë nga i gjithë vendi” tha Sachin Natmal, nga Karnataka në jug të vendit.

Ai shtonte: “Unë kam ardhur çdo vit për të parë paradën dhe çdo herë më emocionon”. /tch

Exit mobile version