Ballina Lajmet Rajon dhe Botë India teston një raketë balistike me kapacitet të godasë të gjithë Kinën

India teston një raketë balistike me kapacitet të godasë të gjithë Kinën

India njoftoi se ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale me kapacitet bërthamor prej 5.000 kilometrash.

Në njoftimin e qeverisë indiane thuhet se është testuar me sukses raketa e quajtur “Agni-5”, e cila u lëshua nga një ishull në lindje të vendit.

Testimi i raketës është kryer në përputhje me “politikën e besueshme të përfrikësimit [parandalimit] minimal”, vijon më tej komunikata e qeverisë.

Vlerësohet se raketa balistike “Agni-5” mund të godasë të gjithë territorin e Kinës. /trt

Exit mobile version