Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, 81 mijë persona të prekur nga përmbytjet

Indonezi, 81 mijë persona të prekur nga përmbytjet

Në zonën Bandung të provincës indoneziane Java Perëndimore 81 mijë persona janë prekur nga përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Wahyu Budiman, zyrtari kryesor operativ i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave në Java-n Perëndimore, tha se shirat e rrëmbyeshëm që goditën mbrëmë zonën Bandung kanë shkaktuar përmbyje në pesë zona.

Budiman tha se 81 mijë persona janë prekur nga përmbytjet në rajon dhe se rreth 2 milionë persona janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre ishin dëmtuar.

Sipas tij, 22.057 ndërtesa, ndër të cilët 169 ndërtesa publike, janë përmbytur.

Exit mobile version