Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, filmimet amatore zbulojnë reagimet e njerëzve gjatë tërmetit

Indonezi, filmimet amatore zbulojnë reagimet e njerëzve gjatë tërmetit

Filmimet amatore tregojnë panikun dhe frikën që mbizotëroi mes banorëve gjatë tërmetit dhe cunamit të paradokohshëm shkatërrues të cilat shkaktuan katastrofë në ishullin indonezian Sulawesi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në videon nga qyteti Palu shihet se si njerëzit në momentet e dridhjes së tokës ikin nga objektet dhe vrapojnë në rrugë.

Gjithashtu në pamje shihet edhe shembja e objekteve, shoqëruar me klithmat dhe lutjet e vendasve të frikësuar.

Tërmeti shkatërrues me fuqi prej 7.5 ballë sipas Rihterit goditi ishullin Sulawesi më 28 shtator dhe shkaktoi cunami, dallgët e së cilës arritën deri në gjashtë metra.

Agjencia nacionale për menaxhim me situata të jashtëzakonshme në Indonezi njoftoi sot se gjatë katastrofës humbën jetën të paktën 2.045 persona ndërsa ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë të zhdukurit nën rrënoja.

https://www.youtube.com/watch?v=vZs-bSjkafQ&feature=youtu.be

Exit mobile version