Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, sërish shpërthen vullkani më aktiv

Indonezi, sërish shpërthen vullkani më aktiv

Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym në disa shpërthime në më pak se dy javë nga shpërthimi i fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vullkani Merapi në ishullin Java ka shpërthyer dy herë duke hedhur materiale vullkanike deri në 1.200 metra në ajër, që ka çuar në hedhjen e hirit në disa fshatra”, tha zëdhënës i Agjencisë për menaxhim me fatkeqësitë, Sutopo Purwo Nugroho.

Ai tha se niveli alarmues nuk ishte rritur dhe se nuk priten shpërthime të reja në të ardhmen e afërt. Për shkak të shpërthimit të vullkanit Merapi më 11 maj, banorët e vendbanimeve pranë saj u strehuan në zonat më të sigurta, kurse shpërthimi i vullkanit nuk paraqiti pengesë për fluturimet në aeroportin Adi Sucipto në Yogyakarta.

Merapi ndodhet në një mal në mes të Yogyakarta-s dhe Java-s Qendrore në një lartësi mbidetare prej 2.968 metra dhe është më aktiv prej rreth 500 vullkaneve në Indonezi. Shpërthimi i fundit i saj i madh në vitin 2010 mori jetën e 347 njerëzve dhe shkaktoi zhvendosjen e 20 mijë banorëve lokalë.

Indonezia është një arqipelag me 240 milionë banorë që është i ekspozuar ndaj tërmeteve dhe aktiviteteve vullkanike, sepse shtrihet përgjatë Oqeanit Paqësor.

Exit mobile version