Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezia e gatshme të njohë Izraelin nëse ai njeh shtetin e Palestinës

Indonezia e gatshme të njohë Izraelin nëse ai njeh shtetin e Palestinës

Indonesian President Prabowo Subianto (R) and President of France Emmanuel Macron (L) hold a press meeting after their meeting at Merdeka Palace, Jakarta, Indonesia on May 28, 2025

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të njohë Izraelin dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me të, nëse Izraeli njeh Palestinën si shtet të pavarur.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron të mërkurën, sipas raportimeve nga mediat indoneziane.

Subianto theksoi se zgjidhja me dy shtete dhe njohja e një Palestine të lirë janë e vetmja rrugë drejt paqes së vërtetë në rajon. Ai i bëri thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet në Rripin e Gazës.

“Pasi Izraeli ta njohë Palestinën si një shtet të pavarur, ne do të jemi të gatshëm ta njohim Izraelin dhe të krijojmë marrëdhënie diplomatike,” tha Subianto.

Presidenti indonezian gjithashtu njoftoi se Indonezia, së bashku me Arabinë Saudite, po organizojnë një konferencë për Gazën në New York në ditët në vijim, pa dhënë një datë të saktë. /mesazhi

Exit mobile version