Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezia goditet nga dy tërmete të fuqishme

Indonezia goditet nga dy tërmete të fuqishme

Dy tërmete të fuqishme goditën Detin Banda pranë Indonezisë të mërkurën, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, dy tërmete me magnitudë 6.9 dhe 7 ballë u regjistruan në Detin Banda, rreth 370 kilometra në juglindje të Ambonit në provincën indoneziane Maluku.

Tërmeti me magnitudë 7 ballë u regjistrua rreth orës 07:53 sipas kohës lokale ndërsa lëkundja e parë u ndje pak më herët rreth orës 07:52.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 10 kilometra.

Deti Banda është një nga katër detet që rrethojnë ishujt Maluku të Indonezisë dhe e cila lidhet me Oqeanin Paqësor.

Exit mobile version