Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezia lëkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Indonezia lëkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin e Indonezisë Lombok. Epiqendra e tërmetit është në një thellësi të cekët prej 7.9 km. Ishulli është goditur nga një seri tërmetesh kohët e fundit, duke vrarë qindra njerëz.

Tërmeti goditi 64 km nga qyteti i Mataram me një popullsi prej 400,000 banorësh, raporton Raporti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Tronditja ndodhi bregun verior të Lombokut, rreth 6 km nga vullkani i malit Rinjani. Deri më tani nuk ka pasur raportime për lëndime apo dëmtime.

Në fillim të gushtit, Lombok pësoi një tërmet me magnitudë 6.9, pasuar nga mbi 300 tronditje. Një total prej të paktën 436 personash janë vrarë. Tërmeti dëmtoi dhjetëra mijëra shtëpi dhe la disa qindra mijëra njerëz të zhvendosur. Fillimisht, ajo gjithashtu solli një paralajmërim për tsunami, i cili u pezullua më vonë.

Indonezia ndodhet në një zonë sizmikisht aktive dhe shpesh tronditet nga tërmetet. Në vitin 2004 u godit nga një nga tërmetet më vdekjeprurëse në historinë e kohëve të fundit, një ngjarje e magnitudës 9.1-9.3 që shkaktoi valë tsunami deri në 30 metra të gjatë. Mbi 220,000 vetë u vranë ose mbetën të humbur./Ora News

Exit mobile version