Ballina Sport Futboll Infantino premton mbështetje për futbollin kosovar

Infantino premton mbështetje për futbollin kosovar

Në një atmosferë tejet të përzemërt dhe miqësore është zhvilluar sot takimi ndërmjet presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shoqërohej nga Zvonimir Bobanin dhe Bjorn Vlassalo dhe krerëve të FFK-së, të prirë nga presidenti z. Agim Ademi me anëtarin e KE z. Flamur Bunjaku e sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu, njofton FFK.

Presidenti Ademi duke e falënderuar presidentin Infantino për mikpritje ka thënë se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë marrë këto dy institucione.

Në vazhdim presidenti Ademi e njohu presidentin e FIFA-s z. Infantino, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së ligave. Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave. Zhvillimin e futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme sikur edhe me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts. Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare.

Po ashtu presidenti Ademi e njohu mikpritësin për angazhimin maksimal të tij në realizmin e projekteve në infrastrukturë, ngritjen profesionale të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve. Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë dhe kjo vizitë dhe ky takim me juve sot bëhet më madhështorë pasi gjyqtarët e Kosovës sot u pranuan në Konventën e Gjyqtarëve dhe kjo është një nxitje e madhe. Presidenti Infantino duke falënderuar krerët e FFK-së është shprehur i kënaqur me arritjet në futbollin e Kosovës dhe premtoi mbështetje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të futbollit.

“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, theksoi z. Infantino.

Në fund, presidenti Ademi e ftoi presidentin Infantino që ta vizitojë FFK-në dhe Kosovën, ftesë të cilën z. Infantino e pranoi me kënaqësi duke premtuar se në një kohë të përshtatshme kohore do ta vizitojë Kosovën.

Exit mobile version