Ballina Lajmet Kosovë Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i shtëpisë nuk ishte...

Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i shtëpisë nuk ishte i angazhuar në procesin e punës

62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i një shtëpie në Prizren nuk ishte punëtor i ndonjë kompanie.

Ai ishte vëllai i pronarit të shtëpisë ku po kryeheshin punimet në renovimin e kulmit.

Kjo është bërë e ditur nga Inspektorati Qendror i Punës.

“Aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit, ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë. IQP ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore”, thuhet nga IQP.

Për rastin ka dhënë detaje shtesë edhe Policia në Prizren.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë intervistuar dëshmitarët. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Në kuadër të hetimeve, një person i dyshuar në cilësinë e punëkryesit është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Heqja apo mosvendosja e pajisjeve mbrojtëse”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar zëdhënësi Shaqi Bytyqi

Exit mobile version