Ballina Lajmet Kosovë Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore. Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor. Ata thonë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njëjtë me infermierët. Në letrën e siguruar nga kallxo.com me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit thuhet se i gjithë stafi i inspektoriatit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese. “ Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre. Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.
Exit mobile version