Intel Arc A580 është i bazuar në procesorin grafik ACM-G10 me 3072 procesorë dhe pajisur me 8GB RAM duke shfrytëzuar ndërfaqen 256-bit të memories.
Kur Intel prezantoi serinë Arc A të kartave grafike për desktopët, asokohe zbuloi katër modele: Arc A770, Arc A750, Arc A580 dhe Arc A380.
Megjithatë Arc A580, që përdor çipin grafik të shkurtuar ACM-G10, asnjëherë nuk erdhi në treg për arsye të paqarta.
Ditën e Marte Intel më të fundit vendosi të lançon anëtarin më të fundit të familjes së kartave grafike Arc 500-series.
Intel Arc A580 është i bazuar në procesorin grafik ACM-G10 me 3072 procesorë dhe pajisur me 8GB RAM duke shfrytëzuar ndërfaqen 256-bit të memories.
Në aspektin e performancës karta qëndron mes Arc A770 dhe Arc A750 por mbi Arc A380 duke vënë në shënjestër gamerat buxhetorë. A580 do të konkurrojë me Radeon RX 6600 të AMD dhe RTX 3050 të Nvidia në segmentin 1080p.
Por A580 konsumon më tepër energji sesa rivalët dhe ka një vlerësim prej 185W krahasuar me 132W të RX 6600 dhe 130W të RTX 3050.
Do të shitet për 179 dollarë dhe prodhohet nga ASRock, Gunnir dhe Sparkle. Të dy rivalët e AMD dhe Nvidia kushtojnë 199 dollarë. /PCWorld Albanian