Intel u gjobit për praktikat e ushtruara gjatë periudhës Nëntor 2002 dhe Dhjetor 2006 kur Intel pagoi HP, Acer dhe Lenovo të mos blinin produktet e rivalëve.
Intel u gjobit me 376 milionë euro(400 milionë dollarë) ditën e Premte nga Bashkimi Europian për praktika të konkurrencës së pandershme thuajse dy dekada më parë me qëllim të bllokimit të rivalëve.
Një gjobë fillestare prej 1.06 miliardë euro u rrëzua vitin e kaluar nga Gjykata e Përgjithshme Europiane, e dyta më e larta në Europë.
Megjithatë kjo gjykatë ra dakord me Komisionin Europian se Intel në mënyrë të paligjshme kishte penguar rivalët në treg çfarë bëri që autoritetet Europiane të ri-hapnin hetimet.
Intel u gjobit për praktikat e ushtruara gjatë periudhës Nëntor 2002 dhe Dhjetor 2006 kur Intel pagoi HP, Acer dhe Lenovo të mos blinin produktet e rivalëve.
Aktualisht Intel po pret miratimin e Komisionit Europian për 10 miliardë dollarë subvencione nga shteti Gjerman për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të çipeve.