Testimet e Intel tregojnë një avantazh të kartave grafike të reja ndaj modeleve të Nvidia dhe AMD. Intel pretendon se B580 është 10 përqind më e shpejtë mesatarisht sesa RTX 4060 në disa lojëra në 1440p dhe konfigurimin më të lartë të efekteve.
Kartat grafike të radhës të Intel dhe mbase e fundit do të jenë në shitje pas 10 ditësh. Kompania prezantoi modelet buxhetore Arc B580 dhe Arc B570 që kushtojnë 249 dollarë dhe 219 dollarë respektivisht duke sjellë performacën më të lartë për dollar në treg.
Bazohen në arkitekturën e njëjtë Xe2 “Battlemage” që gjendet në çipet Lunar Lake për laptopët me më shumë se dyfishin e bërthamave grafike, deri në 12GB memorie e dedikuar video dhe deri në 190W konsum energjie e mjaftueshme për të qëndruar mbi RTX 4060 të Nvidia dhe RX 7600 të AMD që kushtojnë 299 dollarë dhe 269 dollarë respektivisht.
Testimet e Intel tregojnë një avantazh të kartave grafike të reja ndaj modeleve të Nvidia dhe AMD. Intel pretendon se B580 është 10 përqind më e shpejtë mesatarisht sesa RTX 4060 në disa lojëra në 1440p dhe konfigurimin më të lartë të efekteve.

Ende karta grafike e Nvidia qëndron përpara në lojërat si Starfield, Gears 5, Counter-Strike 2, DOTA 2 dhe League of Legends. Krahasuar me gjeneratën e kaluar A750 e cila në fillim shitej për 289 dollarë por sot mund të blihet për 180 dollarë, B580 ështëç 24 përqind më e shpejtë mesatarisht.
Për shembull në Forza Motorsport karta e grafike e Nvidia fiton mbi atë të Intel me 86fps kundrejt 77fps por Intel fiton me 64fps kundrejt 57fps kur ray-tracing është i aktivizuar.
Ajo që nuk pamë gjatë prezantimit është krahasimi me kartën grafike AMD RX7600 apo asnjë rezultat të B570. Arc B580 do të prodhohet nga Acer, ASRock, Gunnir, Maxsun, Onix dhe Sparkle.