Galaxy AI, siç Samsung ka vendosur ta quajë sistemin e saj të inteligjencës artificiale, gjendet pas disa funksionalitetesh komunikimi.
Samsung prezantoi pajisje Galaxy S24 në evenimentin e pare Unpacked për këtë vit. Siç pritej tre smartfonë debutuan me një focus të veçantë në inteligjencën artificiale nga përkthimi tek editimi i imazheve.
Galaxy AI, siç Samsung ka vendosur ta quajë sistemin e saj të inteligjencës artificiale, gjendet pas disa funksionalitetesh komunikimi.
Pajisjet Galaxy S24 do të ofrojnë mbështetje për përkthimet live të thirrjeve telefonike pa pasur nevojë për një aplikacion të palëve të treta thotë Samsung.
Duke qenë se përpunimi i shumicës së funksioneve AI kryhet në pajisje falë çipit Snapdragon 8 Gen 3 dhe njësia e saj neurale, bisedat do të mbeten private. Përdoruesit kanë opsionin për të çaktivizuar plotësisht përpunimin e të dhënave nga funksionalitetet AI.
Nga ana tjetër përpunimi AI direkt në pajisje do të thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë për një lidhje interneti përmes Wi-Fi apo rrjetit celular për të përdorur opsionet si Interpreter.

Samsung Keyboard gjithashtu mund të përkthejë mesazhet me tekst në 13 gjuhë të ndryshme. Një opsion i quajtur Note Assist në Samsung Notes bën përmbledhje të teksteve ose gjeneron shabllone.
Gjatë drejtimit të makinës, Android Auto mund të bëjë përmbledhje të mesazheve që keni marrë duke sugjeruar përgjigje dhe veprime të cilat aprovohen përmes komandave zanore.
Sa i përket eksperiencës së kërkimi në internet, përdoruesit mund të vizatojnë një rreth mbi diçka në ekran për të marrë rezultate kërkimi rreth tij. Inteligjenca artificiale më pas do të marrë informacionin nga uebi.

Në editimin e imazheve, Galaxy AI do të ofrojë përmirësime mbi një foto, ndërsa funksioni Generative Edit plotëson pjesë të ndryshme të sfondit të një imazhi.
Nëse dëshironi ngadalësimin e një videoje, Instant Slow-mo ju vjen në ndihmë. Samsung thotë se përmes AI ky opsion gjeneron përmbajtje shtesë për të ngadalësuar një video duke ruajtur rrjedhshmërinë e saj.
Nuk është aspak surprizë të shohim Samsung të investohet kaq shumë në AI me smartfonët e fundit Galaxy. Kompania foli për modelet e saj AI në fund të 2023 dhe ishte çështje kohe përpara se të fillonte implementimin e tyre.
Kompania gjendet përballë një nevoje për të konkurruar me Google i cili ka përshpejtuar afrimin e funksionaliteteve AI në telefonët Pixel, sidomos me gjeneratën e fundit Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro.