Ballina Kuriozitete Inteligjenca artificiale, kosto e lartë për mjedisin

Inteligjenca artificiale, kosto e lartë për mjedisin

3D Render of Data Technology Center Server Racks. Dark Room with VFX. Visualization Concept of Internet of Things, Data Flow, Digitalization of Internet Traffic. Complex Electric Equipment Warehouse.

Brenda vitit 2030 IA do të konsumojë ujin e nevojshëm për 1.3 mld banorë të Tokës.

Konsumi i energjisë përllogaritet në 945 terawattore elektricitet, që në terma të tjera, është energjia e nevojshme për 650 mln banorë që jetojnë në Pakistan, Bangladesh dhe Nigeri sëbashku.

Të dhënat janë bërë publike nga një raport i OKB mbi kostot mjedisore të IA dhe gjurma e saj në ujë, ajër e tokë.

Këtu përfshihet gjithë zinxhiri i nevojshëm për funksionimin e inteligjencës artificiale, përfshirë ndërtimin e data center, përdorimi i saj normal e deri tek mbetjet elektronike.

Studimi ka analizuar raste reale të ndodhura, ku një ndër to është çështja e Irlandës, ku janë realizuar shumë data center, pra fabrika të mirëfillta për IA, e ku në 2023 kanë konsumuar 21% të elektricitetit, duke tejkaluar atë që konsumon popullsia urbane.

Gjithashtu edhe rasti i Uruguajit, ku projektet për një data center me konsum të lartë hidrik, përkuan me thatësirën ekstreme në 2023, ku u shteruan rezervat e ujit të ëmbël në Montevideo, duke e bërë edhe ujin e rubinetit jo të pijshëm, pasi uji përdoret për procesin e ftohjes së procesoreve IA.

OKB thekson gjithashtu se raporti nuk është një akuzë ndaj IA, por transformimi teknologjik kërkon një apel për përdorimin e saj me përgjegjësi dhe plane të mirëfillta për rregullimin dhe evitimin e impakteve të padëshiruara, për ta bërë gjithë industrinë të përshtatshme ndaj mjedisit.

Exit mobile version