Ballina Lajmet Kosovë Intervenon policia në Mushtisht, ka të arrestuar dhe të lënduar

Intervenon policia në Mushtisht, ka të arrestuar dhe të lënduar

Ka eskaluar situata në Mushtisht të Suharekës, pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Policia është duke i shtyrë të tubuarit drejt qendrës së fshatit.

Gjatë ndërhyrjes ka të lënduar dhe të arrestuar.

Policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.

Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur.

Exit mobile version