Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irak, mbi 100 mijë të helmuar nga uji i ndotur

Irak, mbi 100 mijë të helmuar nga uji i ndotur

 Mbi 118.000 persona kanë pësuar helmim të përkohshëm në muajt e fundit pasi kanë konsumuar ujë të ndotur në provincën jugore të Basrës, Irak, njoftoi të mërkurën komisioni i lartë i qeverisë irakiane për të Drejtat e Njeriut (HCHR), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, HCHR i kërkoi këshillit bashkiak të Basrës të mblidhej për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së krizës.

Pohohet se disa zona të Basrës, veçanërisht rajonet Shatt al-Arab dhe Al-Markaz, vazhduan të vuanin nga uji i pijshëm i ndotur.

HCHR nuk tha saktësisht se kur ishin regjistruar 118.000 rastet e helmimit, por sipas grupeve të të drejtave lokale, toksiciteti i ujit në zonë është rritur ndjeshëm që nga mesi i muajit gusht.

Këtë verë, Ministria e Burimeve të Ujërave në Irak njoftoi se përqindja e kripërave të tretura në ujërat e Shatt al-Arab, burimi kryesor i ujit të pijshëm të Basrës, kishte arritur nivele të rrezikshme.

Që nga korriku, në krahinat jugore dhe qendrore, të pjesës me shumicë shiite, veçanërisht Basra, janë mbajtur demonstrata sporadike.

Exit mobile version