Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irak, protesta pas namazit të xhumasë kundër djegies së Kuranit në Suedi

Irak, protesta pas namazit të xhumasë kundër djegies së Kuranit në Suedi

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, anëtarët e Lëvizjes Sadr pas namazit të xhumasë protestuan kundër sulmit ndaj Kuranit në Suedi, raporton Anadolu.

Qindra njerëz të lidhur me liderin e Lëvizjes Sadr, Muqtada es-Sadr, falën namazin e Xhumasë në rajonin Sadr të Bagdadit. Turma, e cila u mblodh pas faljes së namazit të xhumasë, duke mbajtur Kuranin në dorë reaguan ndaj sulmeve kundër Kuranit në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Gjithashtu pas faljes së namazit të xhumasë edhe në qytetet jugore të Irakut, u protestua kundër qeverisë suedeze dhe u dogjën flamujt në fjalë. Protestuesit pro-Sadr erdhën pranë ambasadës suedeze në Bagdad dje për të protestuar kundër veprimeve ndaj Kuranit dhe i vunë flakën disa pjesëve të ndërtesës së ambasadës.

Qeveria irakiane i kërkoi ambasadores suedeze Jessica Svardstrom të largohej nga vendi dhe thirri të ngarkuarin suedez me punë të Irakut. Agjencia irakiane e Komunikimeve dhe Informacionit raportoi se Ericsson kishte anuluar licencën e kompanisë për shkak të veprimeve kundër Kuranit në Suedi.

Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit. Përveç vendeve islame, për incidentin reaguan edhe disa vende, përfshirë Rusinë.

Momika nën mbrojtjen e policisë dje kishte nëpërkëmbur Kuranin e Shenjtë dhe flamurin irakian para Ambasadës së Irakut në Stokholm.

 

 

Exit mobile version