Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irak, protestuesit dogjën pjesë të Ambasadës së Suedisë për shkak të djegies...

Irak, protestuesit dogjën pjesë të Ambasadës së Suedisë për shkak të djegies së Kuranit

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, grupe të lidhura me Lëvizjen Sadr, të udhëhequra nga lideri fetar dhe politik shiit, Muqtada es-Sadr, hynë në ndërtesën e Ambasadës së Suedisë dhe i vunë flakën disa pjesëve të saj, raporton Anadolu.

Mbështetësit e Lëvizjes Sadr erdhën pranë ambasadës suedeze dhe protestuan kundër djegies së Kuranit. Protestuesit dogjën pjesë të ndërtesës së ambasadës suedeze. Nga ndërtesa doli tym i zi.

Protestuesit irakianë kishin thyer barrierat prej betoni të ngritura rreth ambasadës.

Sadristët edhe më parë kishin organizuar një aksion duke bastisur ndërtesën e ambasadës suedeze.

Exit mobile version