Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pas dy vitesh lufte, Krishtlindjet festohen sërish në Gaza

Pas dy vitesh lufte, Krishtlindjet festohen sërish në Gaza

Pas më shumë se dy vitesh luftë në Rripin e Gazës, besimtarët e krishterë festuan Krishtlindjet duke mbajtur meshë dhe lutje në Kishën Latine në qytetin e Gazës, sipas kalendarit perëndimor.

Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, u zbukurua pema e Krishtlindjes dhe u zhvilluan ritualet fetare, në një atmosferë shprese dhe lutjesh për paqe dhe siguri në Palestinë.

Fëmijët u panë të gëzuar, të veshur me rroba festive, ndërsa u shpërndanë ëmbëlsira dhe u kënduan këngë e himne të Krishtlindjes, duke sjellë një ndjenjë gëzimi mes vështirësive të vazhdueshme. /mesazhi

Exit mobile version