Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iraku ndërton 650 kilometra gardh kufitar me Sirinë

Iraku ndërton 650 kilometra gardh kufitar me Sirinë

Ushtria irakiane ka njoftuar se ka ndërtuar një gardh kufitar të gjatë 650 kilometra me Sirinë, duke përfshirë tela me gjemba dhe kulla vrojtimi për të parandaluar depërtimin e terroristëve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia irakiale e lajmeve, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Yahya Rasoul, tha se gardhi i sigurisë me anën siriane përfshin fortifikime, një hendek, si dhe kulla vrojtimi, kamera termike dhe tela me gjemba.

“Rreziku mbetet brenda territorit sirian, veçanërisht në zonat në veriperëndim ku grupet terroriste janë të pranishme”, shtoi Rasoul.

Ai theksoi se “kufiri me vendet fqinje është i siguruar mirë nga rojet kufitare”, por shtoi se, janë të interesuar të kontrollojmë të gjithë kufirin irakiano-sirian dhe të parandalojnë infiltrimin e terroristëve në Irak.

Kufiri irakiano-sirian për Bagdadin ka qenë shqetësim për sigurinë për shumë vite, pasi terroristët e DEASH-it dhe PKK-së janë infiltruar në të.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut gjithashtu tha se kohët e fundit pengoi një përpjekje për të shënjestruar kolonat e mbështetjes logjistike në bashkinë Babylon, në jug të kryeqytetit Bagdad.​​​​​​​ /aa

Exit mobile version