Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iraku zgjedh parlamentin, vendi në zgjedhje të parakohshme për shkak të protestave...

Iraku zgjedh parlamentin, vendi në zgjedhje të parakohshme për shkak të protestave popullore

Rreth 25 milionë qytetarë në Irak janë thirrur të votojnë për zgjedhjen e 329 ligjvënësve. Zgjedhjet po mbahen para kohe, pas dorëzimit të qeverisë përpara protestave popullore.

Kryeministri Mustafa al Kazimi votoi në qendrën zgjedhore në Zonën e Gjelbër, ndër më të sigurtat në Bagdad.

“Ky është një shans për ndryshim. Dilni dhe votoni, ndryshojeni realitetin tuaj, për Irakun dhe të ardhmen”, u tha ai qytetarëve që hezitojnë.
Zgjedhjet po zhvillohen me një ligj elektoral të ri, i cili prezanton një sistem zgjedhor me një anëtar dhe rrit numrin e zonave për të inkurajuar kandidatët e pavarur.

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian janë në terren.

Zgjedhjet po mbahen nën masa të rrepta sigurie, në një vend ku Shteti Islamik mbetet ende aktiv. Aeroportet u mbyllën natën mes së shtunës dhe së dielës dhe nuk do të hapen deri ditën e hënë.

Gjithashtu, udhëtimet mes provincave janë ndaluar dhe restorantet dhe qendrat tregtare do qëndrojnë të mbyllura.

Të planifikuara fillimisht për në vitin 2022, zgjedhjet u afruan për të qetësuar protestat e lindura në vjeshtë të 2019-s, për të shprehur pakënaqësinë e madhe popullore përballë korrupsionit të lartë, ekonomisë së rraskapitur dhe shërbimeve publike të dështuara.

Rezultatet paraprake pritet të dalin 24 orë nga mbyllja e qendrave zgjedhore, ndërsa rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve. /euronews

Exit mobile version