Autoritetet në provincën Azerbajxhani Perëndimor të Iranit njoftuan se 20 persona në qytetin Urmia janë arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me Izraelin, bëri të ditur prokurori provincial, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, prokurori Hossein Majidi ka deklaruar se arrestimet pasuan operacione të inteligjencës dhe monitorimit kibernetik të kryera nga dega e inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe rrjetet Basij.
Në lajm thuhet se të dyshuarit dyshohet se kishin transmetuar informacione për objekte ushtarake, policore dhe të sigurisë tek Izraeli.
