Një Gjykatë në Iran ka shqiptuar dënim me vdekje për tetë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Gjykatës Revolucionare në Teheran, Gazanfer Abadi, deklaroi se bëhet fjalë për tetë pjesëmarrës në sulmin serik terrorist të vitit të kaluar në Parlamentin e Iranit dhe mauzoleun e ish-liderit fetar Ajatollah Homeini.
“Të dënuarit kanë të drejtë në 20 ditët e ardhshme që të dorëzojnë procedurë ankimuese, ndërsa përndryshe dënimet bëhen të plotfuqishme”, tha Abadi.
Për rastin e njëjtë në vazhdim është gjykimi edhe për 18 persona të dyshuar.
Gjatë një sërë sulmesh terroriste para Parlamentit të Iranit dhe tyrbes së Ajatollah Homeinit në qershor të vitit të kaluar u vranë së paku 17 persona.
