Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iran, mbyllen institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit

Iran, mbyllen institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit

Në qytetet Bojnurd dhe Mashhad të Iranit janë mbyllur institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tesnim, shefi i Menaxhimit të Krizave të Khorasanit të Veriut, Gulam Rıza Shafik, dha informacion mbi këtë temë.

“Për shkak të ndotjes së ajrit që kalon mbi 300 mikrogram/metër kub, sot pas orës 10:00 janë mbyllur institucionet shtetërore në Bojnurd”, tha ai.

Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit në qytetin e Mashhadit, janë mbyllur institucionet qeveritare dhe shkollat.

Mehdi Ilahipur, Drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në Rezevi Khorasan, tha se ndotja e ajrit në Mashhad është në nivelin 236 mikrogramë/metër kub për shkak të stuhisë së pluhurit.

Zyrtari iranian u bëri thirrje njerëzve, veçanërisht atyre me sëmundje të zemrës dhe të frymëmarrjes, të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të detyrueshme.

Grupi i punës emergjente për ndotjen e ajrit në Mashhad njoftoi gjithashtu se institucionet qeveritare dhe shkollat janë mbyllur në qytet.

Vlerat e përcaktuara sipas grimcave (PM10) në një metër kub ajër në indeksin e cilësisë së ajrit renditen si më poshtë:

0-50 ajër i pastër (jeshile), 51-100 mesatar (e verdhë), 101-150 i ndjeshëm (portokalli), 151-200 i pashëndetshëm (e kuqe), 201-300 i keq (vjollcë), 301-500 i rrezikshëm (kafe).

Exit mobile version