Ballina Lajmet Iran, një deputete vdes nga koronavirusi

Iran, një deputete vdes nga koronavirusi

Një ligjvënëse iraniane ka humbur jetën nga koronavirusi, njoftuan media të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatemeh Rahbar, anëtare e Partisë së Koalicionit Islamik, kishte qenë nën kujdes intensiv që nga e enjtja, sipas agjencisë gjysmë zyrtare Tasnim.

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar 4.747 raste në gjithë vendin, përfshirë një nënkryetar, 23 deputetë të parlamentit dhe zv/ministrin e Shëndetësisë, kurse 124 njerëz kanë vdekur për shkak të virusit.

Zyrtarët iranianë aktualisht e kanë të ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit, ndërsa parlamenti i vendit është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Exit mobile version