Ballina Autorë Opinione Irani e ka sulmuar Izraelin – mjerë palestinezët!

Irani e ka sulmuar Izraelin – mjerë palestinezët!

Mos sillini përfundime të ngutshme sepse shpeshherë, ngjarjet nuk janë ashtu siç duken, as ashtu siç i shpjegojnë aktorët e tyre, por krejt ndryshe!
Për shembull, sulmi i Iranit mbi Izraelin mund të shpjegohet edhe kështu: Në kohë kur Izraeli e humbiste mbështetjen ndërkombëtare dhe kur e gjithë bota ishte e tmerruar nga gjenocidi izraelit mbi palestinezët e Gazës, Irani i doli ‘në ndihmë’ duke ia rikthyer rolin e viktimës!
Dhe tani do harrohet gjaku i fëmijëve palestinezë dhe protestat kundër gjenocidit në Gazë do zëvendësohen me ato në përkrahje të izraelitëve të ‘rrezikuar’ nga Irani?!
Pastaj, në rrethana kur Perëndimi është duke e humbur luftën me Putinin në Ukrainë, sulmi i Iranit mbi Izraelin mund të jetë një nga pjesët e parashkruara të Dramës së përgjakshme botërorë, pjesë që do i mbulojë gjakderdhjet e mëparshmet dhe do na bëjë edhe më të pandjeshëm ndaj vrasjes së pafajësisë fëmijërore.
Pra mos u ngutni, mos mbani anë, sepse shpeshherë gjërat nuk janë siç duken. Le të jemi të matur edhe shkaku se botën e sotme e rëndon jonjerëzorja, sepse në këtë rruzull tokësorë biznes më fitimprurës është lufta dhe pse të fortët e këtij planeti e luftojnë njëri tjetrin duke i flijuar të varfrit e të pambrojturit.
Po pra, Irani e sulmoi Izraelin mbase vetëm që të mbulohet Gaza e ujitur me gjakun e fëmijëve palestinezët. Dhe për ta bërë sa më të padukshme të vërteton se, duke i mbrojtur vlerat Perëndimore, ukrainasit janë duke e humbur atdheun e tyre – Ukrainën!

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version