Tanke dhe raketa të prodhuara në Iran, janë ekspozuar në kryeqytetin Teheran, në mes të sulmeve të vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj vendit, raporton Anadolu.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.300 persona, përfshirë edhe liderin e atëhershëm suprem, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në kushtet e udhëtimit në rajon.
