Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani: Është arritur progres në bisedimet e Vjenës

Irani: Është arritur progres në bisedimet e Vjenës

Saeed Khatibzadeh

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, deklaroi se është arritur progres në takimet në Vjenë, ku u diskutua kthimi i SHBA-së në marrëveshjen bërthamore, por çështjet e rëndësishme mbeten dhe është kaluar në diskutimin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të Iranit IRNA, Khatibzadeh iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet në rendin ditor.

Duke iu referuar deklaratës së Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB) në Zyrën e Vjenës, Ambasadori Mikhail Ulyanov, se raundi i 5-të i bisedimeve ka shumë gjasa të jetë seanca e fundit, Khatibzadeh tha se negociatat po vazhdojnë dhe ata po e ndjekin atë me kujdes.

Duke treguar se çdo raund mund të jetë seanca e fundit, Khatibzadeh tha se grupet e punës deri më tani kanë bërë përparim të dukshëm.

Kur u pyet për pretendimet se “negociatat u zgjatën qëllimisht nga palët perëndimore”, Khatibzade u përgjigj: “Nuk ka qorrsokak në bisedimet në Vjenë. Është kaluar në shqyrtimin e çështjeve kryesore. Ashtu siç nuk po nxitojmë të arrijmë një marrëveshje, ne nuk do të lejojmë që bisedimet të zbehen.”

Khatibzadeh shtoi se çështjet e rëndësishme që nuk u diskutuan duhet të trajtohen me kujdes.

Zyrtarë të nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian, Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania dhe Irani po diskutojnë “kthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore, heqjen e embargos kundër Iranit dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes” në takimet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. /aa

Exit mobile version