Ballina Lajmet Irani godet një kamp të KDPI-së në Irak, 12 të vrarë

Irani godet një kamp të KDPI-së në Irak, 12 të vrarë

Forcat iraniane kanë sulmuar një kamp të Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian (KDPI) e cila operon në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (ARK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shirvan Xhelal, drejtori i Qendrës shëndetësore në Erbil, në deklaratën për AA tha se në sulm kanë humbur jetën të paktën 12 persona në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë, ndërsa janë plagosur mbi 30 të tjerë.

Ndërkohë televizioni shtetëror i Iranit, njoftoi se Garda Revolucionare e Iranit ka kryer sulm me raketë ndaj selisë së KDPI-së.

KDPI me anë të një deklarate duke konfirmuar sulmin në fjalë, tha se ka të vdekur dhe të plagosur ndërsa nuk u dhanë informacione për numrin e viktimave.

Gjithashtu në deklaratë pretendohet se fluturaket pa pilot të Iranit të cilat ishin në rajon, kanë kryer sulm intensiv ndaj kampit.

Ndërkohë pala iraniane ende nuk ka dhënë deklarata në lidhje me sulmin.

KDPI e cila kundërshton Iranin që nga viti 1996 zhvillon aktivitetet e saj në kampet në qytetin Erbil. Që nga ajo kohë për herë të parë Irani ka kryer një sulm të kësaj madhësie.

Exit mobile version