Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani konfiskon një tanker të naftës, arreston 11 persona në bord

Irani konfiskon një tanker të naftës, arreston 11 persona në bord

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 11 persona në bordin e një tankeri të naftës të konfiskuar në brigjet e provincës jugore Hormozgan për kontrabandim të dyshuar të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve në mediat lokale, Garda Revolucionare e Iranit ka kapur një tanker që mbante 250.000 litra naftë të dielën.

Mjeti lundrues është ndaluar në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa raportohet se ai po shkonte në drejtim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Personat e ndaluar janë transferuar në gjyqësorin iranian.

Exit mobile version