Ballina Lajmet Irani mbyll vendkalimin kryesor me rajonin kurd të Irakut

Irani mbyll vendkalimin kryesor me rajonin kurd të Irakut

Irani të dielën ka mbyllur vendkalimin kryesor të kufirit me rajonin kurd të Irakut verior, lidhur me tensionet mbi referendumin e paligjshëm të pavarësisë së muajit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Autoritetet iraniane kanë mbyllur vendkalimin pranë provincës së Al-Sulaimaniyah,” u tha gazetarëve Ali Tawfiq, drejtor i terminalit.

Ai tha se asnjë arsye nuk është cituar për masën iraniane. “Mbyllja ka ndalur lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda dhe nga rajoni kurd”, shtoi Tawfiq.

Irani ka tri kalime kryesore me rajonin kurd; Haji Omaran (në Provincën Erbil), Parwezkhan dhe Bashmaq.

Më 25 shtator, irakianët në zonat e mbajtura nga Qeveria Rajonale Kurde (KRG) , dhe në disa zona të kontestuara mes Bagdadit dhe Erbilit, votuan nëse do të deklarojnë pavarësinë nga Iraku apo jo.

Sipas rezultateve të njoftuara nga KRG, pothuajse 93 për qind e atyre që votuan janë në favor të pavarësisë.

Referendumi i paligjshëm u përball me kundërshtim të mprehtë nga shumica e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë (përfshirë SHBA-të, Turqinë dhe Iranin), të cilët kishin paralajmëruar se referendumi do të shpërqendronte luftën e vazhdueshme të Irakut kundër terrorizmit dhe do të destabilizonte më tej rajonin.

Menjëherë pas referendumit të paligjshëm, Bagdadi ndaloi fluturimet ndërkombëtare nga hyrja në zonat e kontrolluara nga KRG dhe mbylli të gjitha misionet diplomatike të huaja në rajonin kurd.

Exit mobile version