Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit në jug të Iranit, tha sot zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani, transmeton Anadolu.
“Në sulmet e fundit në pjesën jugore të vendit, më shumë se 30 civilë humbën jetën”, tha Mohajerani në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X. Ajo nuk specifikoi se ku ndodhën sulmet dhe nuk dha detaje të mëtejshme për viktimat.
Sulmet e SHBA-së shënjestruan sot tre lokacione në qytetin jugperëndimor iranian Bushehr, pa asnjë të lënduar, tha guvernatori i provincës, sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Më herët të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në ditët në vijim, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të fillojë të synojë termocentralet dhe urat e vendit javën e ardhshme nëse Teherani nuk kthehet në tryezën e bisedimeve.
Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që synon t’i japë fund konfliktit dhe të arrijë marrëveshje të qëndrueshme paqeje.
Irani gjithashtu i ka dërguar letër OKB-së duke akuzuar SHBA-në për shkeljen e Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit.
