Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani paralajmëron Shtetet e Bashkuara me “hakmarrje të ashpër” nëse synojnë liderin...

Irani paralajmëron Shtetet e Bashkuara me “hakmarrje të ashpër” nëse synojnë liderin e ri suprem

Kazem Jalali

Ambasadori i Iranit në Rusi, Kazem Jalali, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të përballen me “hakmarrje të ashpër” nëse tentojnë të sulmojnë liderin e ri suprem iranian, Mojtaba Khamenei.

Në një intervistë për rrjetin rus të mediave Sputnik, Jalali tha se qytetarët iranianë kërkojnë “hakmarrje gjaku” pas vrasjes së liderit të mëparshëm suprem, Ali Khamenei.

“Populli është i zemëruar dhe kërkon hakmarrje për gjakun e derdhur,” tha ai, duke shtuar se “amerikanët janë përballur dhe do të përballen edhe në të ardhmen me kundërpërgjigje të ashpër”.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit. /mesazhi

Exit mobile version