Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani për më shumë se 60 orë mbetet me internet të bllokuar

Irani për më shumë se 60 orë mbetet me internet të bllokuar

Irani tashmë për më shumë se 60 orë mbetet me ndërprerje të internetit, transmeton Anadolu.

Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks me bazë në Londër njoftoi se të dhënat e telemetrisë tregojnë se kufizimi mbarëkombëtar i internetit “vazhdon të mbetet në fuqi”.

Grupi gjithashtu tha se niveli i lidhjes kombëtare vazhdon të mbetet rreth 1 për qind e niveleve të zakonshme.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjerë të vendit.

Nuk ka vlerësime zyrtare për viktimat nga protestat në Iran, por organizata joqeveritare HRANA ka raportuar se numri i të vdekurve është 116, me mbi 2.600 të tjerë të arrestuar.

Exit mobile version