Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe e Iranit tha sot se 94 ambulanca dhe 17 nga bazat e saj janë shënjestruar drejtpërdrejt në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit që nga fundi i muajit të kaluar, transmeton Anadolu.
Kreu i organizatës, Pirhossein Kolivand tha se sulmet kanë shënjestruar tre helikopterë shpëtimi dhe automjete të tjera shpëtimi që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.
Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.
