Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani: Tankeri i konfiskuar i naftës është nga Iraku

Irani: Tankeri i konfiskuar i naftës është nga Iraku

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke cituar IRGC-në, tha se tankeri i konfiskuar të mërkurën kishte kombësi të Irakut.

Më herët, IRGC tha se një tanker i huaj që po përpiqej që të konfrabandonte 700.000 litra naftë në shtetet e Gjirit Persik dhe se janë arrestuar shtatë shtetas të huaj.

Më pas, tankeri i naftës u dërgua në portin Bushehr për procedurat ligjore.

Muajin e kaluar, Irani konfiskoi një tanker me flamur britanik në Ngushticën strategjike të Hormuzit, në një veprim hakmarrës për konfiskimin e një anijeje iraniane në territorin britanik të Gjibraltarit. Që atëherë, tensionet në rajon janë përshkallëzuar.

– Iraku mohon lidhjet me tankerin

Ndërkohë, autoritetet irakiane thanë se nuk kanë lidhje me tankerin e naftës të konfiskuar nga Irani në Gjirin Persik.

Përmes një kumtese, ministri i naftës i Irakut, tha se tankeri i konfiskuar në Gjirin Persik është një anije e vogël me të cilën nuk merret ministria gjatë procesit të shitjes së naftës.

Në kumtesë thuhet se autoritetet po përpiqen të mbledhin informata rreth anijes së konfiskuar nga Irani.


Exit mobile version