Irlanda ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime më të forta kundër Izraelit për ofensivën e vazhdueshme në Gaza, duke theksuar se dialogu nuk mjafton më.
Duke folur në Bruksel, ministri irlandez i Mbrojtjes, Thomas Byrne, tha: “Na duhet të veprojmë dhe të përdorim ndikimin tonë.”
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, premtoi të japë përditësime çdo dy javë për qasjen humanitare në Gaza, por sipas Byrne “deri tani nuk kemi parë vërtet zbatim – ndoshta vetëm disa veprime shumë të vogla – por masakra vazhdon”.
Në një postim në rrjetin X, ai shtoi: “Ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Nuk mund të mbyllim sytë para shkeljeve të të drejtave të njeriut.”
Irlanda është një nga vendet më të zëshme në BE që kërkon llogaridhënie për veprimet e Izraelit në Gaza. /mesazhi
