Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-kreu i IAEA-s u bën thirrje vendeve të Gjirit dhe OKB-së të...

Ish-kreu i IAEA-s u bën thirrje vendeve të Gjirit dhe OKB-së të ndalojnë “të çmendurin” Trump

Mohamed ElBaradei

Ish-kreu i IAEA-s bën thirrje për ndaljen e përshkallëzimit ndaj Iranit

Mohamed ElBaradei, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit dhe Kombet e Bashkuara që të ndërhyjnë për të ndalur përshkallëzimin e situatës me Iranin.

Në një postim në rrjetin social X, ai u shpreh: “Ju lutem, bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj përpara se ky i çmendur ta kthejë rajonin në një top zjarri”, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump dhe ultimatumit 48-orësh ndaj Iranit.

Në një reagim tjetër, drejtuar OKB-së, ElBaradei pyeti nëse “nuk mund të bëhet asgjë për të ndalur këtë çmenduri”.

Ai ka qenë kritik edhe më parë ndaj ndërhyrjeve ushtarake të SHBA-së, duke kundërshtuar arsyetimin për pushtimin e Irakut në vitin 2003. Së fundmi, ai paralajmëroi për “kosto të tmerrshme” nga një luftë e mundshme kundër Iranit, duke theksuar se SHBA nuk ka paraqitur “asnjë provë” për një kërcënim të menjëhershëm nga Teherani. /mesazhi

Exit mobile version